Shqyrtimi i raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ishte në fokusin kryesor të seancës parlamentare këtë të mërkurë. Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët diskutimi për këtë çështje ndezi debate e polemika, pasi jo pak zëra ishin kundër shkarkimit përfundimtar nga detyra e Metës.