Top News – Ish mafiozi që kërcënon Ndrangheta-n, kush po hedh ne burg qindra pjesëtarë të saj
13/01/2021 20:35

Quhet Luigi Bonaventura, është 49 vjec, askush nuk e di ku banon zakonisht sepse lëviz shpesh. Është nervoz dhe I rraskapitur nga udhëtimet. Kuptohet se njeriu që e la familjen e tij kriminale 13 vjet më parë dhe ka hedhur që atëherë qindra mafiozë në burg, bën jetë të rrezikshme e plot tmerr, që nuk e lë të qetë as natën. Por është I vendosur ta cojë deri në fund atë që nisi. Bonaventura është asi I madh që kishte nën mëngë drejtësia italiane që ka nisur procesin më të madh gjyqësor kundër Ndranghetas, mafias kalabreze të cilës Luigi i përkiste për më shumë se gjysmën e jetës së tij. Në Lamezia Terme, një qytet në rajonin jugor italian të Kalabrisë, në dy vitet e ardhshme do të dalin para drejtësisë qindra të akuzuar. Në ta bëjnë pjesë avokatë, politikanë dhe njerëz të biznesit. Mafiozë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Bonaventure njeh shumë prej tyre nga e kaluara e tij dhe do të dalë vetë dëshmitar. Ndrangheta konsiderohet të jetë veçanërisht e rrezikshme dhe e vështirë për t'u monitoruar. Në të kaluarën, pjesëtarët e saj fitonin para ndër të tjera edhe me rrëmbime, ndërsa sot qasja e tyre është më pak e dukshme. Në veriun më të fortë ekonomikisht të Italisë, Ndrangheta fiton shumë para me porosi qeveritare, veçanërisht në industrinë e ndërtimit. Ajo është gjithashtu e lidhur mirë ndërkombëtarisht, sic është rasti me kontrabandën e pjesës më të madhe të kokainës nga Amerika Latine për tregun evropian. Disa nga anëtarët që gjykohen tani në Kalabri janë arrestuar në Gjermani. Bonaventura rrëfen se fëmijët edukohen si ushtarë, dhe se ai që në një familje Ndrangheta pritet të vazhdojë traditën. Gjyshi i tij Luigi Vrenna ishte një nga bosët më të rëndësishëm të kohës së tij dhe vetë babai i Bonaventuras e bëri atë "ushtar", siç thotë ai. Luigi betohet se nuk ka vrarë kurrë të pafajshëm. Ishte luftë. Në një rast specifik, tregon ai, ai mori hak ndaj një anëtari të klanit armik për vrasjen e një fëmije nga familja e tij. Ai dhe gruaja e tij themeluan një shoqatë që mbron informatorët. Ai dëshiron të inkurajojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe dëshiron që shteti të kujdeset më mirë për njerëzit që shkëputen nga mafia.

Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17