Top News – Ish luftëtarët e UÇK në Hagë/ Mbrojtja ankohet për aksesin tek dëshmitë
24/03/2021 15:32

Në konferencën e katërt statusore në dhomat e specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish krerët e ushtrisë clirimtare të Kosovës, mbrojtja e tyre akuzoi prokurorin e specializuar se po ia vështirëson aksesin në dëshmitë e dëshmitarëve si edhe me qëllim po vonon dorëzimin e dosjes paraprake. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka paraqitur kërkesa me shkrim që të kenë akses tek intervistat dhe dokumentet e tjera të dëshmitarëve. Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se bëhet fjalë për deklaratat e 19 dëshmitarëve. Prokuroria tha se janë duke punuar që të nxjerrin materialet, por theksoi se kërkesa e mbrojtjes ka të bëjë me deklaratat paraprake dhe jo për intervistat e dhëna pranë Prokurorisë. Por, avokati i Thaçit, David Hooper u shpreh kritik ndaj sistemit të nxjerrjes së materialeve, duke e cilësuar atë si jo të dobishme, ndërkaq theksoi se atmosfera në mes të mbrojtjes dhe prokurorisë është "gjithnjë e jo më bashkëpunuese". "Nxjerrja (e materialeve) të bëhet e vazhdueshme. Të na jepet komplet, shembull paketën e dëshmitarit A dhe çdo dokument që lidhet me të, që ta mund ta shqyrtojmë deklaratën e tij" Gjykatësi i procedurës paraprake. Nicolas Guillou tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në të ardhmen duhet të prioritizojë nxjerrjen e materialeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët, dhe të cilat mund të jenë materiale shfajësuese. Giullou po ashtu tha se prokuroria duhet t'i nxjerrë intervistat e dëshmitarëve në të njëjtën dosjen e nxjerrjes së informacioneve.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB