Top News/ Irani zgjedh presidentin e ri / Nis votimi në balotazh, kush do zërë vendin e Raisit…?
05/07/2024 12:24

Iranianët kanë filluar të votojnë të premten herët në balotazhin presidencial, pasi asnjë kandidat nuk ia doli të fitojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur president i ri në rundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur dalja në zgjedhje shënoi rënie rekorde. Votimi po mbahet në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar. Në këto zgjedhjet, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhet të zgjedhin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Jalili. Jalili shërben si përfaqësuesi personal i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në Këshillin Suprem për Siguri Kombëtare (SNSC). Ai ishte sekretar i këtij këshilli nga viti 2007 deri më 2013, dhe gjatë asaj kohe ai udhëhoqi delegacionin iranian në bisedimet e dështuara me Perëndimin për programin bërthamor të Iranit. Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar mes viteve 2016 dhe 2020, kur reformistët dhe të moderuarit gëzonin shumicën në legjislaturë. Ai i ka vënë në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit, një shami islamike e kokës për gratë. Pezeshkian ka folur gjithashtu edhe në favor të bisedimeve me Perëndimin. Megjithatë, ai mbështet parimet e republikës islamike dhe thotë se do t’i ndjekë politikat e Khameneit, nëse zgjidhet president. Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim në pasuesin e Khameneit, 85-vjeçarit që është lider suprem i vendit prej vitit 1989. Në Iran, lideri suprem e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka pushtet në shumë çështje të rëndësishme.

Top Channel/Serbia me dronë e “robotë ushtarakë, Vucic:“Ndërlikime” nga Prishtina, Tirana e Zagrebi!
15/04 12:29
Top Channel/ Bllokada mbi bllokadën: Rreziku i lëvizjes së Trumpit në Gjirin e Hormuzit!
15/04 11:58
Top Channel/ Takim historik Liban-Izrael, përballja e parë që nga viti 1993: “Zhdukni” Hezbollahun!
15/04 11:57
Top Channel/ Spanja afrohet me Kinën: Aleate strategjike, jo rivale ekonomike dhe gjeopolitike!
15/04 11:55
Top News – Trump ‘shpërthen’ sërish kundër Papës: Dikush t’i tegojë për protestuesit e vrarë në Iran
15/04 11:35
Top News – Po shkojmë drejt recesionit global / FMN paralajmëron: Jo përshkallëzim të luftës në Iran
15/04 11:34
Top News – Irani i rrethuar, SHBA mbyll detin / Ndalon tregtia, shpresa për bisedime të reja
15/04 11:27
Top News – Lufta ‘shumë afër përfundimit’ / Trump: Po të mos veproja Irani do kishte bombë atomike
15/04 11:19
Top News – Operacion ushtarak për hapjen e Hormuzit / Britania e Franca plan ‘pas fundit të luftës’
15/04 11:17
Top Channel/Trumpit “nuk i del e keqja” me Melonin: Irani me bombën atomike, e hedh në erë Italinë!
15/04 11:11
Top News – ‘Jam homoseksual dhe më rrezikohet jeta’. Skema e emigrantëve për të marrë vizë në Angli
15/04 10:08
Top News – Seri grabitjesh në Britani. Pas tyre katër shqiptarë, u sekuestrohen 1 milionë paundë
15/04 09:41
Top Channel/ Trump jep lajmin: Rinisim bisedimet me Iranin dy ditët e ardhshme
14/04 23:11
Top News- Dikur i thurte elozhe, por sot e sulmon, plas mes Trump e Melonit
14/04 22:57
Top News- Rusia hedh poshtë Hungarinë pas humbjes së Orban, strategji e re: S’kemi qenë kurrë miq
14/04 22:57
Top News- Izraeli e Libani “sqarohen” në SHBA: Zbardhen kushtet e vendosura për paqen
14/04 22:55
Top Channel/ Ulet bursa e naftës pas njoftimit se negociatat SHBA-Iran, sot do të tregtohet nën…
14/04 20:57
Top Channel/ “Divorc” Trump-Meloni! Plas debati mes dy udhëheqësve të lartë
14/04 20:34
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, Sanchez: Kina mund të jetë çelësi për zgjidhjen e luftës
14/04 20:09
Top Channel/ Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë
14/04 20:09