Top News – Irani shkeli rregullat bërthamore!/ OKB-Nuk ka përmbushur detyrimet, teherani kërcënon
12/06/2025 14:48

Bordi i guvernatorëve të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së deklaroi të enjten se Irani ka shkelur detyrimet e tij dhe Teherani njoftoi kundërmasa, ndërsa tensionet u rritën në Lindjen e Mesme. Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i cili merret me hartimin e politikave, deklaroi se Irani ka shkelur detyrimet e tij për herë të parë në pothuajse 20 vjet, duke rritur mundësinë e raportimit të kësaj shkeljeje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ky hap është kulmi i disa ngërçeve mes Agjencisë me seli në Vjenë dhe Iranit që kur Trump tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe fuqive të mëdha në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë. Një zyrtar i Agjencisë tha se Irani ishte përgjigjur duke informuar mbikëqyrësin bërthamor se planifikon të hapë një strukturë të re për pasurimin e uraniumit. Lëvizja e Iranit është mes disa masave që po merren për shkak të rezolutës, tha televizioni shtetëror iranian. Zyrtari i Agjencisë së OKB-së, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Irani nuk kishte dhënë detaje të mëtejshme, si psh vendndodhja. Pasurimi mund të përdoret për të prodhuar uranium për karburant reaktori ose, në nivele më të larta të rafinimit, për bomba atomike. Irani thotë se programi i tij i energjisë bërthamore është vetëm për qëllime paqësore.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37