Shtëpia e Bardhë ka ngritur alarmin se Rusia po thellon bashkëpunimin e saj të mbrojtjes me Iranin dhe ka marrë në dorëzim qindra dronë sulmues të cilët po I përdor për të goditur Ukrainën . Duke cituar informacione të deklasifikuara së fundmi, Shtëpia e Bardhë tha se dronët ishin prodhuar në Iran , transportoheshin nëpër Detin Kaspik dhe më pas përdoreshin nga forcat ruse kundër Ukrainës.