Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë të dielën. Ky njoftim vjen pothuajse një javë pasi lëshimi i një sateliti kërkimor nga Garda Revolucionare e Iranit nxiti kritika nga Perëndimi.“Për herë të parë, tre satelitë janë dërguar me sukses në orbitë”, raportoi televizioni shtetëror iranian.Satelitët u lëshuan me ndihmën e raketës simorgh, dhe më pas u shkëputën prej saj në orbitë, në një lartësi prej 450 kilometrash, shtoi televizioni shtetëror.