Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako shpalosi planin e rikonstruktimit të 52 rrugëve në zonën e Durrësit të Ri. Sako vijoi turin elektoral të mbjelljes së pemëve me banorët e kësaj zone, ku u shpreh se nëse fiton një tjetër mandat në krye të bashkisë do të sjellë një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme infrastrukturore në zonën e Durrësit të Ri.