Një investigim i BBC mes morisë së dokumentacionit që rrodhi nga kompanitë offshore në skandalin ‘Pandora Papers’ zbulon emrat e rusëve që qëndrojnë pas kompanisë Biniatta Trade, që dyshohet se ka paguar 500 mijë dollarë për lobimin e Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017-të. BBC thotë se kompania Alpha Consulting është kompania e regjistruar në ishujt Sejçeles, njohur si parajsë fiskale dhe që ka ndihmuar në krijimin, ndërlidhjen dhe kontrata në mbi 900 raste kompanitë britanike.