Rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë të shportës, përbën një temë të nxehtë në rendin e ditës së senacës pleanare të kësaj të enjte, ku priten debate të forta mes pozitës dhe opozitës. Enkelejd Alibaj, në cilësinë e krytarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe tashmë edhe si kryetar i komanduar i demokratëve; ka kërkuar një mocion për debat lidhur me rritjen e menjëheshme të çmimeve. Gjithashtu edhe një grup deputetësh, pjesë e komisionit të rithemelimit të kryesuar nga Sali Berisha, kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur jo vetëm me rritjen e çmimeve por edhe me gjendjen e rezervave të naftës dhe energjisë elektrike që disponon vendi ynë.