Në harkun e një viti, në zyrën e Ramës dhe Metës kanë mbërritur shumë informacione sekrete, për një pjesë prej të cilave janë marrë masa të menjëhershme. Në përgatitjen e produktit informativ, krahas parametrave të lidhura me cilësinë dhe objektivitetin, Shërbimi informativ shtetëror i ka kushtuar vëmendje informacionit dinamik dhe në kohë, si dhe dobisë së tij për politikëbërësit, vendimmarrësit e nivelit strategjik dhe për institucionet e tjera shtetërore të sigurisë.