Rezidenca kryesore e Donald Trump, Mar a Lago, është mbyllur pjesërisht pasi disa pjesëtarë të stafit rezultuan pozitiv me koronavirus. Resorti në Florida ka shërbyer si rezidenca kryesore e ish presidentit që kur ai u largua nga shtëpia e bardhë në janar. Klubi tha në një deklaratë se klubi në plazh dhe salla e restorantit a la carte, ishin mbyllur, por nuk saktësoi se sa persona kishin rezultuar pozitivë. Trump e kaloi koronavirusin tetorin e kaluar dhe u vaksinua në janar.