Një historia e bombës sovjetike Tsar e deri tek suksesi i akullthyesve bërthamorë që po sfidojnë sot arktikun. E gjithë industria bërthamore ruse tani është mbledhur në një ekspozitë në moskë. Pavjoni Atom, është inauguruar nga agjencia ruse e energjisë bërthamore, Rosatom, si një ekzepozitë e përhershme në parkun e ekspozitave VDNKh. Dhe kjo është një ekspozitë gjigante që i dedikohet arritjeve të sovjetikëve në vitet 1939 e pas. Me një sipërfaqe prej rreth 25 mijë metrash katror, ekspozita eksploron arritjet e të shkuarës dhe ato të së sotmes, të industrisë ruse të energjisë bërthamore.