Top News – India hap të rëndësishëm për pandeminë/ Miraton vaksinën e parë të ADN kundër Covid
21/08/2021 13:26

Rregullatori për medikamentet në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit. Vaksina që duhet të merret me tri doza, ZyCov-D, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar, ka treguar një studim që është cituar nga kompania prodhuese, Cadila Healthcare. Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit. Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz. India deri më tani ka dhënë më shumë se 570 milionë doza të vaksinave të miratuara - Covishield, Covaxin dhe Sputnik V. Rreth 13 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar. Kompania Cadila Healthcare, ka thënë se ka kryer testimet më të mëdha klinike për vaksinën në Indi, duke përfshirë 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra. Vaksina, sipas kompanisë, ka qenë e sigurt dhe e tolerueshme edhe te fëmijët. Faza e tretë e testimeve klinike është kryer në pikun e valës së dytë vdekjeprurëse të pandemisë. Kompania prodhuese beson se vaksina “është efikase edhe kundër varianteve” të koronavirusit, përfshirë atë tejet ngjitës, Delta. ADN dhe ARN janë molekula që bartin atë informacion gjenetik, i cili transmetohet nga prindërit te fëmijët. ZyCoV-D përdor rrathë të vegjël të ADN-së, që përmbajnë informacion gjenetik, për të dërguar vaksinën në dy shtresa të lëkurës. Shumica e vaksinave kundër koronavirusit funksionojnë duke i dhënë trupit udhëzime që të krijojë një proteinë, e cila më pas nxit sistemin shëndetësor të një njeriu që të prodhojë antitrupa dhe ta mësojë atë për ta luftuar virusin.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58