Procesi zgjedhor për zgjedhjet e pjeshme vendore ka regjistruar disa incidente duke shkaktuar vonesë të nisjes së votimit nga ana e qytetarëve. Në Bashkinë e Shkodrës, në dy njësitë administrative Shosh dhe Pult votimi nuk ka nisur ende për shkak se komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe nuk kanë mundur dot të mbërrijnë në këto dy qendra votimi.