Rikthehen konfliktet e ashpra mes Izraelit dhe Palestinës. Mes dy vendeve mjaftoi një sulm të enjten në mbrëmje, që Hamasi të paralajmërojë se do të kundërpërgjigjet. Zëdhënësi i Hamasit, përmes një deklarate në faqen e tij zyrate në Tëitter tha se Bombardimet e pushtuesit izraelit ndaj pozicioneve të rezistencës janë një shfaqe që qeveria e re e bën për të rregulluar moralin e ushtarëve dhe komandantëve të tij që ndodhen në situatë të keqe për shkak të operacionit ‘Shpata e Kudsit. “Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo marrëzie të Izraelit që ka në objektiv popullin dhe rezistencën e Palestinës”, tha Barhoum. Nga ana tjetër, ushtria e Izraelit nuk ka vonuar shumë për t’u kundërpërgjigjur.