Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve. ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite, në mënyrë që të plotësohen vakanca për inspektor në këtë institucion.