Presidenti i madagaskarit, Andry Rajoelina, ka prezantuar së fundmi versionin në formë kapsule të një pijeje bimore që ai e konsideron trajtim dhe kurë për koronavirusin. “Covid Organics” nxirret nga artemisia, një bimë me veti të provuara anti malarike, dhe barëra të tjera indigjene. Pasojat e saj nuk janë testuar shkencërisht dhe organizata botërore e shëndetësisë ka lëshuar një seri paralajmërimesh kundër përdorimit dhe shpërndarjes së saj.