Gjatë një operacioni antidrogë në Durrës, të koduar “Il Punto”, u prangos një 43-vjeçar. I arrestuari është Jorgent Dhima që dyshohet se është shpërndarës i kokainës në disa zona të qytetit dhe në plazh. Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.