Ashtu sic ndodhi para një shekulli, kur mijëra rusë që i largoheshin revolucionit bolshevik u vendosën në Serbi, vendi edhe një herë tjetër është bërë një parajsë për rusët që i largohen represionit, pasigurisë dhe mundësisë reale që të thirren nën armë dhe të dërgohen në një luftë që ata nuk e konsiderojnë të tyren. Maria Nefyodova, djali 10 vjecar i të cilës flet tashmë mirë serbisht pas vetëm nëntë muajsh në Beograd, u largua nga Rusia sapo pushtimi i ukrainës nisi.