Gjykata e Apelit në Tiranë ka nxjerrë nga burgu infermieren Ronida Hysi, e cila u arrestua pas publikimit të skandalit, ku u mësua se i kishte vjedhur 80 mijë lekë të reja një pacienti të infektuar me Covid-19. Gjatë seancës së mbajtur kete te merkurë, Gjykata ka vendosur që të lirojë nga qelia Hysin duke e lënë në masën "arrest shtëpie". Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë nga prokurorja me arsyetimin se Hysi ka një fëmijë të mitur dhe është e divorcuar.