Një 17-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në qytetin e Elbasanit pasi ishte i prekur nga Covid. Mësohet se i riu ka qënë i shtruar në spital prej ditësh, se fundi edhe i intubuar, por nuk ka mundur që të fitonte betejën me virusin. Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.