Pandemia e koronavirusit ka shënuar shumë viktima në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri shumë persona kanë humbur jetën, por nuk kanë munguar edhe moshat e reja. Një prej tyre ka qenë një 30 vjeçar me emrin Klevis, fjalët e fundit të të cilit janë përcjellë nga mjekja Najada Çomo, teksa ishte e pranishme në mbledhjen e radhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve.