Top News – I riu nuk i bindet policisë. Lezhë, efektivi qëllon me pistoletë! Arrestohet 26 vjeçari
28/06/2025 18:41

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës teksa u ndalua gjatë drejtimit të automjetit pa leje drejtimi. I riu është ndaluar rreth mesditës nga shërbimet operacionale të sigurisë rrugore në qarkun e Lezhës. Gjatë verifikimeve, efektivët vunë re se i riu po drejtonte automjetin, edhe pse ndaj tij kishte në fuqi një masë për heqjen e lejes së drejtimit. Kur u njoh me këtë fakt, 26 vjeçari kundërshtoi urdhrin e policisë për ta shoqëruar drejt komisariatit dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Në këto kushte, policia thotë në njoftim se njëri prej efektivëve ka qëlluar me armën e shërbimit drejt gomave të automjetit, duke bërë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në automjetin e të riut u gjet edhe një armë e ftohtë, ndërsa policia thotë se referoi në prokurori rastin ndaj 26 vjeçari me tre akuza penale, përfshirë këtu edhe atë të kundërshtimit të punonjësit të policisë. Paralelisht me këtë, rasti po verifikohet edhe nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore nëse ka tejkalim kompetencash dhe force nga ana e efektivit të policisë së shtetit.

Top Channel/ Rrëfimi i ndjerë i gruas së Jakup Krasniqit: Ishte në burg kur e njoha, i premtova…
17/09 17:49
Top News- Hedhje vezësh, rrëzim kazanësh dhe shoqërime të shumta! Çfarë ndodhi para Kuvendit
17/09 17:30
Top News- ‘Nuk mund të rishkruhet historia’. Deklarata e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e Hagës
17/09 17:25
Top Channel/ Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë. Nismë e gazetarit të Top Channel, Marin Mema
17/09 15:29
Top Channel/ Ministrja e re e Shëndetësisë i përgjigjet opozitës për çështjen e fondeve të dializës
17/09 15:27
Top News – Tmerri i lokaleve të Tiranës. Grabiti 16 prej tyre në 6 javë, arrestohet nga policia
17/09 15:24
Top Channel/ Mungoi një gjyqtar, seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit shtyhet më 24 shtator
17/09 15:23
Top Channel/ Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional
17/09 15:18
Top Channel/ Protestë e bllokime rrugësh në Tiranë. Protestuesit përplasen me policinë
17/09 15:15
Top Channel/ Debat për pagat në Drejtësi. PD kërkon tërheqjen e projektligjit, mazhoranca e rrëzon
17/09 15:14
Top News- Falsifikuan pronat në Seman/Fier, arrestohen 3 punonjës të ASHK dhe përfituesi i tokës
17/09 15:13
Top News- Vodhën xhiron ditore në dy pika karburanti/ Bulqizë, në kërkim njëri prej dy autorëve
17/09 14:54
Top News – Rregullorja ‘bunkerizon’ seancat. Avokatët vijojnë bojkotin, GJKKO nuk tërhiqet
17/09 14:53
Top News – ‘Plaket’ tregu i punës. Një në dhjetë të punësuar është mbi 64 vjeç
17/09 14:09
Top Channel/ Theu masën ‘arrest në shtëpi’, arrestohet autori i 16 vjedhjeve në Tiranë
17/09 14:01
Top News – ‘Jeni ushtarë të Yeffet’. Berisha akuzon PS pas rrëzimit të hetimit për KAYO-n
17/09 13:59
Top Channel/ Tensionet jashtë Kuvendit, shoqërohen disa protestues, mes tyre dhe Dritan Goxhaj
17/09 13:35
Top Channel/ Tensionohet te protesta, tubuesit tentojnë ti afrohen parlamentit, policia i largon
17/09 12:55
Top Channel/ Zhvendosen protestuesit, bllokojnë rrugën duke përmbysur koshat e mbeturinave
17/09 12:44
Top Channel/Tensione jashtë Kuvendit, përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, shoqërohet 1 person
17/09 12:32