Fasha mbi 800 kwh nuk do të aplikohet as këtë muaj. Enti Rregullator i Energjisë vendosi të shty fashën për muajin dhjetor, me argumentin se kostot e energjisë elektrike për muajin nëntor, janë të njëjta me blerjen e energjisë përpara marrjes së vendimit të bordit. Hyrja në fuqi e fashës mbi 800 kilovatorë ishte parashikuar të aplikohej pas javës së parë të muajit nëntor, por mesa duket reshjet e shiut për disa ditë, përmirësuan situatën hidrike, duke rritur nivelin e ujit të Fierzës.