Listës së personave të izoluar në regjimin “41 Bis” i është shtuar dhe Arbër Çekaj. Në këtë regjim janë izoluar të gjithë personat e arrestuar të cilët cilësohen të rrezikshëm. Çekaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi atij i janë kapur 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe prokuroria me gjykim të shkurtuar ka kërkuar 14 vite burg për të.