Top News- I mori 9000 metra tokë në Fushë Prezë përmes besimit, e pëson mashtruesi
04/06/2025 13:59

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar 9.000 metra katror tokë arë në zonën e Fushë Prezës, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar mashtrimi dhe pastrimi parash. Sipas hetimeve, të nisura pas kallëzimit të shtetasit me iniciale M.D., zbuluan se prona në fjalë – e trashëguar nga gjyshi i tij përmes ligjit nr. 7501 – ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli i cili më pas e kishte shitur për përfitime personale. Sipas Prokurorisë, prona nuk figuronte më si pasuri e familjes, por kishte kaluar në emër të Altin Topallit, pa miratimin e anëtarëve të tjerë të familjes bujqësore, të cilët figurojnë si bashkëpronarë që prej vitit 1992. Nga dokumentacionet e administruara, rezulton se shtetasi Altin Topalli e zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, Altin Topalli ka dhënë deklarata kontradiktore, duke dhënë dy versione për pasurinë. Një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Sipas Prokurorisë, nuk ka të dhëna për burimin e ligjshëm të shumës së pretenduar për blerjen – afro 450.000 euro të tokës. Në vitin 2016, kjo pasuri i është “dhuruar” një shtetase me iniciale B.V., e përfaqësuar nga shtetasi A.V., i cili më vonë ka deklaruar se e kishte blerë pasurinë për 100.000 euro. Nga tërësia e provave të mbledhura, rezulton se Altin Topalli e ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme pronën përmes mashtrimit ndaj shtetasit H.D.

Top News – Protestuesit zhvendosen, policia i ndjek hap pas hapi, hedh ujë dhe gaz lotsjellës
19/10 20:38
Top Channel/ Nisin tensionet në Tiranë, flakë e gaz lotsjellës në rrugët e kryeqytetit
19/10 20:27
Top Channel/Përshkallëzimi në ditën e shtatë, policia shton forcat, disa të shoqëruar
19/10 20:20
Top Channel/ Makinat e policisë futen në sheshin Skënderbej, qytetari: Nuk mbahet pushteti
19/10 20:15
Top Channel/ Pedagogët apel Ramës për zgjidhje! Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 19:53
Top Channel/ Dy vëllezër vriten për një mur në Bathore, plagoset rëndë nga fqinj edhe vëllai i tretë
19/10 19:49
Top Channel/ Gjithçka e shkatërruar! Çfarë mbeti nga Gjykata e Apelit pas sulmit, disa të arrestuar
19/10 19:47
Top Channel/ “Pse na sulmoni?”, protestuesit thirrje bluve: Ne po rrimë, s’po bëjmë gjë
19/10 19:44
Top Channel/ Tensione në protestë, tubuesit hedhin gurë dhe dërrasa në rrugë
19/10 19:35
Top Channel/ Tensione në bulevard, policia hedh ujë për shpërndarjen e tubuesve
19/10 19:34
Top News – Letër e hapur për kryeministrin. Kërkohet dorëheqje dhe qeveri teknike për zgjedhjet
19/10 19:29
Top Channel/ Autoboti me ujë dhe shumë makina policie drejt Kryeministrisë
19/10 19:25
Top News- Luftë në rrugët e Tiranës, breshëri fishekzjarrësh drejt policisë…kryeqyteti nën tym
19/10 19:25
Top News-‘Kërkesat e studentëve të dëgjohen’/ Haxhiu për protestat: Të ndalet dhuna nga të dy palët
19/10 19:19
Top News- 69 u kapën për trazirat e së dielës/ 5 për sulmin te Apeli, 15 të tjerë në kërkim
19/10 19:18
Top Channel/ Gurë në rrugë dhe forca të shumta policie në bulevard
19/10 19:18
Top News – Rikthehen tensionet/ Flakë e tym në Tiranë, policia qëllon me plumba gome
19/10 19:12
Top Channel/ Tensione mes protestuesve dhe policisë, në flakë koshat e plehrave
19/10 19:10
Top Channel/ Policia ndalon qytetarët në rrugë, i pyet dhe më pas i lë të lirë
19/10 19:08
Top Channel/ Tensione edhe në bulevard, uniformat blu kundërpërgjigjen me ujë
19/10 19:07