Erërat e mbërritura nga Saharaja kanë bërë që qielli mbi malet e Zvicrës të marrë një ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjese te tjera të Europës. Ky fenomen ndodh cdo vit megjithatë këtë radhë ai ka qenë shumë më I dallueshëm e mendohet se arsyeja është pikërisht forca e erës si dhe volumi më I madh i grimcave që ajo ka sjellë me vete.