Nëse do të mblidhej, I gjithë koronavirusi që po infekton njerëzit në mbarë botën sot, do të zinte vetëm një lugë caji. Për shkak të përmasave mikroskopike, volumi total I virusit që ka infektuar 53 milionë vetë, do të ishte shumë I vogël. Përllogaritjet I bëri matematicieni, Matt Parker. “ I gjithë kaosi I botës sot do të mblidhej në një lugë caji telashe. Një grimcë e këtij virusi është shumë e vogël, është thjesht kodi për të thyer mbrojtjen e qelizave të tjera”, shprehet ai. Parker u bazua në numrin e qelizave të organizmit dhe atë të të infektuarve me koronavirus për të llogaritur vëllimin e koronavirusit, I cili është një milionë herë më I vogël se një qelizë njerëzore. Totali rezultonte vetëm 8 ml, ndërkohë që një lugë caji mban 6 ml lëng. Në mbarë globin, regjistrohen sot më shumë se 55 milionë të infektuar me Sars Cov 2, dhe 1 milionë e 300 mijë të vdekur.