Top News – I dyshuari për ‘madi’/ Kërkohet e dashura Kosovare
05/06/2020 19:04

Pedofili gjerman, i dyshuari kryesor tani në rastin e Madeleine McCann, mund edhe të përfitojë nga një amnisti këtë fundjavë ndërkohë që policia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të provojë se është ai që e ka rrëmbyer vogëlushen dhe po kërkon edhe një ish të dashurën e tij, kosovare, asokohe nën moshën 18 vjec, që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit. Policia po shpreson të gjejë kosovaren, që besohet se ka qëndruar me të dyshuarin Christian Brueckner në një shtëpi afër Praia da Luz, në Portugali, para se të ndahej prej tij dhe kjo ka ndodhur para zhdukjes së tre vjecares më 3 maj 2007. Shtepia në fshat në algarve, ku ata kishin qëndruar, ka disa puse të braktisura dhe rrethohet nga fushëgrumbullime mbeturinash, është 25 minuta larg nga hoteli prej të cilit u zhduk madeleine. Ajo po ashtu ndodhet mbi plazhin ku tre vjecarja luante me prindrit e saj. Një burrë bjond, që përputhet me përshkrimin e tij, mund të ketë vëzhguar apartamentin e Medit për rreth katër ditë sipas britanikes The Sun. Brueckner është aktualisht pas hekurave në gjermani, duke kryer dënimin me 21 muaj burg për trafik droge. Ndërsa ishte në burg, dhjetorin e shkuar, ai u shpall fajtor për përdhunimin e një turisteje amerikane 72 vjecare në praia da luz, 18 muaj para zhdukjes së Madit. Sidoqoftë, dënimi me shtatë vite burg për këtë rast nuk do të fillojë deri sa të përfundojnë procedurat në apel. Dhe beteja ligjore me autoritetet gjermane për rastin e përdhunimit, do të thotë se ai mund edhe të dalë i lirë brenda pak ditësh, pasi ka kryer dy të tretat e dënimit të tij për trafik droge në burgun e kielit në Schlesëig Holstein.

Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00
Top News – I nxehti, gjithnjë e më vd*kjeprurës / Lëshohet alarmi, çfarë këshillojnë mjekët
01/07 11:48
Top News – 8 deri në 80 mijë viktima nga i nxehti: Përvëlimi, normalja e re, asnjë vend s’është imun
01/07 11:46
Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07 11:42
Top News – Terror në Gjermani, sulm me thikë / Një viktimë dhe disa të lënduar, nuk dihet motivi
01/07 11:41
Top News – ‘Digjet’ Stambolli, përleshje në qytet/Revista satirike ‘publikon’ karikaturën e profetit
01/07 11:40
Top Channel/ Karikaturat e Profetit Muhamed, përleshje në Stamboll: Arrestohen redaktorët!
01/07 11:31
Top News – Bombat e SHBA nuk na ‘shkatërruan’ / Irani: E kemi teknologjinë për pasurimin e uraniumit
01/07 11:29
Top Channel/ Temperaturat e larta, ekspertët: Rreziqe të paimagjinueshme për shëndetin!
01/07 11:28
Top Channel/ FBI jep alarmin: Irani mund të nisë sulme kibernetike, merrni masa!
01/07 11:26