Një gjeneral i Emirateve të Bashkuara Arabe, i akuzuar për tortura, është zgjedhur president i interpolit, agjencisë globale të policimit, pavarësisht shqetësimeve të organizatave të të drejtatve të njeriut dhe anëtarëve të parlamentit evropian. Ahmed Nasser al Raisi nga emiratet e bashkuara arabe u zgjodh president i Interpolit. Raisi, shefi i forcave të sigurisë së emirateve, do ta marrë postin kryesisht ceremonial dhe vullnetar për një mandat katër vjecar.