Sulltane Kuka efektive policie në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua nga Agjencia e mbikqyrjes policore, nën akuzën se hoqi statusin Alert të një automjeti në Rinas. 29 vjecarja me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua me urdhër të Agjencisë së Mbikqyrrjes policore, nën dyshimin e kryerjes së tre veprave penale, për “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.