Top News – Holanda nis F-35 në Bullgari… / Danimarka, fregata në Baltik e bombardues në Lituani
25/01/2022 13:05

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel në përpjekje për të gjetur një përgjigje ndaj një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Pas takimit shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ekziston "unitet" midis vendeve anëtare për veprime "të shpejta dhe të vendosura", nëse Rusia sulmon Ukrainën. Borrell shtoi se BE-ja është zotuar të mbështesë Ukrainën në "fushat kyçe" duke përfshirë kundërsulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride, siç janë fushatat e dezinformimit rus. Megjithatë BE do të vazhdojë "përpjekjet kolektive" për ta bindur Rusinë që të ndjekë "rrugën e dialogut" në zgjidhjen e tensioneve, tha ai, duke shtuar se BE është e përgatitur të përgjigjet nëse diplomacia dështon. Takimi, të cilit iu bashkua Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken me videokonferencë, u zhvillua pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore u kërkuan familjeve të diplomatëve të tyre që të largohen nga Ukraina për shkak të krizës. Disa brenda BE-së mendojnë se ajo po mënjanohet në situatën aktuale, sepse qeveria ruse është e përqendruar në bisedime me SHBA-në dhe NATO-n për të paraqitur kërkesat e saj të sigurisë. Megjithatë Uashingtoni u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve të vet që të vendosin sanksione ekonomike për të ndëshkuar Rusinë nëse ajo vazhdon me pushtimin. Takimi në Bruksel u zhvillua pasi NATO njoftoi se do të dërgonte avionë dhe anije shtesë në Evropën Lindore për shkak të frikës së një sulmi rus ndaj Ukrainës. Holanda, për shembull, do të dërgojë dy avionë luftarakë F-35 në Bullgari, ndërsa Danimarka do të dërgojë një fregatë në Detin Baltik dhe aeroplanë shtesë në Lituani.

Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38