Udhëheqësi i grupit terrorist Shteti Islamik vdiq të enjten gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi u vra në shtëpinë e tij në veriperëndim të Sirisë, ndërsa presidenti Joe Biden ndoqi operacionin e e forcave speciale nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtarët amerikanë thonë se forcat speciale u bënë thirrje civilëve që të dilnin nga ndërtesa. Një një çift me katër fëmijët e tyre dolën nga kati i parë, përpara se të ndodhte një shpërthim i fuqishëm në katin e sipërm.