Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi mbrëmjen e së dielës është kapur me armë me pa leje me vete. Bëhet fjalë për Enes Shahon, i cili në momentin që pa policët, hodhi pistoletën që kishte me vete në lumë. I riu ka qenë i dënuar më parë për ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.