Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07/2025 12:56

Auren Dhono me profesion inxhinier u vendos në pranga këtë të shtunë, pasi policia e Vlorës, e Himarës dhe IKMT gjetën shkelje mjedisore dhe administrative në një objekt hotelerie me leje të miratuar në fshatin e Dhërmiut. Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit bllokuan objektin në ndërtim dhe vilat përreth tij, pasi u konstatua se mbjetet inertë të ndërtimit, po depozitoheshin në vijën bregdetare duke sjellë ndotje. Jo vetëm kaq, por në këtë kompelks vilash ishin akomoduar për strehim disa persona, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre. Sipas policisë dhe organit akuzues inxhinieri dyshohet se ka kryer veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Kodi penal parashikon që kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Ku nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa kur kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. IKMT mbajti edhe një procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bllokoi objektin, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara. Materialet që u mblodhën nga ana e policisë, iu referuan prokurorisë së Vlorës e cila pritet të nisë hetimet mbi këtë rast, teksa inxhinieri brenda afatit ligjor do të dalë përpara gjykatës për vlerësim të kushteve të masës së sigurisë.

Top Channel/ Berisha: Arsimi në rënie të lirë, po shkatërroni universitetet, të ardhmen e studentëve
26/11 19:03
Top News – Arrestohen 3 trafikantë nga Saranda. U kapën me 66 kg marijuanë në kufirin grek
26/11 18:52
Top News -Kushtetuesja pezullon gjobat e protestuesve, bllokon zbatimin e aktit normativ të qeverisë
26/11 18:52
Top Channel/ Ministraja Kumbaro flet në Parlament për hapjen e Liceut të Korçës
26/11 18:44
Top Channel/ Kryeministri Rama: Shqipëria do marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE-së
26/11 18:34
Top Channel/ “Të Bashkuar për Shqipërinë”, një grup studentësh njofton krijimin e partisë politike
26/11 18:27
Top Channel/ Marta Kos, Komisionerja për zgjerim: Mesazhi im, Ballkani Perëndimor pjesë e BE
26/11 18:22
Top News – Këshilla e Kos për politikën shqiptare: Dëgjoni shqetësimet e qytetarëve për korrupsionin
26/11 18:18
Top News – Probleme nga moti i keq në Kukës/ Përmbytje rrugësh dhe vështirësi në qarkullim
26/11 18:17
Top Channel/ “Suksesin do e masim me biznese që rriten” Rama: Investoni te njerëzit tanë
26/11 18:02
Top Channel/ Kryeministri, Edi Rama: Ekonomia shqiptare u trefishua në 12 vite
26/11 18:00
Top News-Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend/PS me disa ndryshime, PD: Duart në xhepat e qytetarëve
26/11 17:42
Top Channel/ Blushi: Do respektoni vendimin e Kushtetueses apo do ligjëroni një akt të rrëzuar?
26/11 17:33
Top News – Zbardhet vrasja e ish policit në Shkodër. Autori u ndalua edhe për një atentat në Lezhë
26/11 17:32
Top Channel/ Deputetja Çaushi: Doktor, mos i përdor shqiptarët për ambiciet e tua politike
26/11 17:25
Top Channel/ Deputeti Igli Cara: Rama nxit konflikt mes protestuesve dhe bizneseve
26/11 17:24
Top Channel/ Deputetja, Aliolli: Gjobat nuk zgjidhin asnjë problem e qytetarëve që dalin në rrugë
26/11 17:05
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Ligji për tubimet ‘ndez’ Kuvendin/ PS e PD harrojnë buxhetin, debate për aktin normativ
26/11 16:19
Top Channel/ Deputeti Luan Baçi: Protesta është e drejtë e qytetarëve, akti normativ i turpshëm
26/11 16:17