Top News – ‘Hodhën’ në erë urën e Krimesë / Rusia dënon me burg të përjetshëm tetë persona
27/11/2025 14:42

Një gjykatë në Rusi dënoi të enjten tetë persona të akuzuar për terrorizëm, për sulmin mbi një urë që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar nga Moska, e cila është një rrugë kyçe furnizimi për forcat ruse në luftën me Ukrainën. Gjykata i dënoi të gjithë të pandehurit me burg të përjetshëm. Sulmi i tetorit 2022 në urë ndodhi kur një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu duke dëmtuar dy nga seksionet e urës cka kërkoi muaj riparimesh. Shpërthimi vrau shoferin e kamionit dhe katër persona të tjerë në një makinë aty pranë. Moska e dënoi sulmin si një akt terrorizmi dhe u hakmor duke bombarduar infrastrukturën civile të Ukrainës dhe duke goditur rrjetin elektrik të vendit gjatë dimrit. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, i njohur si SBU, mori përgjegjësinë për sulmin. Tetë persona, përfshirë shtetas rusë, ukrainas dhe armenë, u arrestuan. Pesë të tjerë, përfshirë tre shtetas ukrainas dhe dy gjeorgjianë, u akuzuan në mungesë. Të gjithë të arrestuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur se nuk e dinin që kamioni mbante eksplozivë, sipas raporteve të mediave ruse. Gjeneral-lejtnant Vasyl Maliuk, kreu i SBU-së, tha në një intervistë të vitit 2023 se ai dhe dy "anëtarë të tjerë të besuar të stafit" përgatitën sulmin dhe përdorën njerëz të tjerë pa dijeninë e tyre. Një gjykatë ushtarake në qytetin jugor të Rusisë Rostov-on-Don, rreth 100 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, filloi gjykimin e të akuzuarve në shkurt 2025 me dyer të mbyllura. Autoritetet ruse kanë akuzuar Maliuk për organizimin e sulmit.

Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
DIGITALB DIGITALB