Top News – Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Çeki, parlamenti rrëzon zgjatjen e kërkuar nga qeveria
12/02/2021 13:05

Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus. Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus. Ky vend ka konfirmuar mbi 17,700 viktima me koronavirus – një nga normat më të larta në botë për kokë banori. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1.6 milion. Mos vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të çojë në rihapjen e dyqaneve dhe heqjen e orës policore, nga java e ardhshme. “Lehtësimi total dhe përhapja e pakontrolluar e infeksioneve, duke përfshirë mutacionet e reja të virusit, është rrugë drejt mbingarkimit të mëtejshëm të spitaleve dhe kolapsit të rrjetit spitalor”, tha Babis. Opozita në Parlamentin çek tha se Qeveria po vepron në mënyrë kaotike dhe se ajo nuk i ka pranuar kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë, për rishikimin e masave ekzistuese, për kompensim më të lartë për sipërmarrësit dhe njerëzit në karantinë, si dhe për plane më të qarta për rihapjen e shkollave.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB