Top News – HIMARS, Patriot dhe Stinger…Tajvani zbulon arsenalin që do përdorë kundër Kinës
15/07/2025 15:30

Imazhet nga stërvitjet ushtarake të Tajvanit, treguan disa sisteme mbrojtëse të sapoblera nga SHBA, gjatë fundjavës, në ditën e shtatë të manovrave të përvitshme të ishullit që vetëqeveriset. Sistemet u shfaqën në zonën metropolitane të dendur të Taipeit si pjesë e stërvitjeve që synojnë mbrojtjen e kryeqytetit kundër një pushtimi të mundshëm nga Kina. Stërvitja Han Kuang po zhvillohet në një sfond tensionesh të larta me Kinën, e cila e pretendon Tajvanin si të vetin dhe është zotuar të marrë nën kontroll, qoftë edhe me forcë. Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor me armë të ishullit, megjithëse Uashingtoni ka mbajtur një politikë të "paqartësisë strategjike" nëse do të ndërhynte apo jo në mbrojtje të ishullit. Të tre sistemet amerikane të armëve u panë në hapësira publike, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Sistemet e raketave Patriot u vendosën nga forcat ajrore të Tajvanit në një park pranë Aeroportit kryesor, si pjesë e një stërvitjeje të fokusuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulmet ajrore nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës. Lëshuesit e raketave mund të ngarkohen me katër raketa Patriot II ose gjashtëmbëdhjetë raketa Patriot III. Patriot II është specializuar për kapjen e avionëve armik dhe raketave lundruese, ndërsa Patriot III është projektuar për mbrojtje kundër raketave balistike. Trupat tajvaneze u panë gjithashtu në të gjithë qytetin duke mbajtur lëshues raketash Stinger mbi supe, si edhe variante të montuara në automjete. Ndërsa më herët, kamionë të blinduar të pajisur me sistemet HIMARS, u panë në qytetin qendror Taichung.

Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53