Top News – Hetimi për tragjedinë e Gerdecit/ Gjykata e lartë kalon në GJKKO çështjen ndaj Mediut
01/06/2021 21:38

Dosja për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për tragjedinë e Gërdecit është dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata e Lartë ka revokuar këtë të martë vendimin e pushimit të çështjes dhe njëkohësisht ka shpallur moskompetencën duke dërguar aktet pranë Gjykatës së Posaçme, që do të thotë se menjëherë sapo aktet të dorëzohen në GJKKO, ajo duhet të shprehet brenda një muaji nëse do t’i japë apo jo leje SPAK-ut për të nisur hetimet për ish ministrin e Mbrojtjes. Po ashtu me vendim e Gjykatës së Lartë dosja e Gërdecit konsiderohet e hapur dhe në varësi të vendimit që do të jepet në hetim mund të përfshihen edhe persona të tjerë. “Dosja Gërdeci” është një ndër çështjet e pazbardhura nga drejtësia shqiptare, ndërsa pas shumë vitesh pak javë më parë u ngjall një shpresë për të hedhur dritë mbi dosjen, pasi SPAK i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Lartë për rifillimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ajo që ka vënë në lëvizje drejtësinë me përpjheket e saj të vazhdueshme për rihapjen e hetimeve është Zamira Durda, një prej personave të prekur nga tragjedia e gërdecit ku humbi djalin 7 vjeç, mes 26 viktimave të tjera. Pas rihapjes së hetimit SPAK ka pohuar se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, vendim i marrë në shtator të 2009 nga Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë. Në ndryshimet kushtetuese të realizura përmes reformës në drejtësi përcaktohet se “deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij” që ia mundësuan SPAK rihapjen e hetimeve ndaj zotit Mediu. Për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, Prokuroria e Përgjithshme kishte përfshirë në padinë e saj edhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hetimi ndaj tij u realizua pasi Kuvendi në vitin 2008 dha lejen që Mediu si deputet të hetohej. Por pas zgjedhjeve të vitit 2009, u gjet një procedurë për ta shpëtuar Fatmir Mediun nga përgjegjësia.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16