Top News – Hetimi për sulmet e 11 shtatorit / Deklasifikohet një dokument, sauditët të përfshirë
12/09/2021 16:27

Një dokument që sapo është deklasifikuar jep detaje të reja rreth punës së Byrosë Federale të Hetimeve lidhur me hetimet për kontaktet e rrëmbyesve të 11 shtatorit që kishin me bashkëpunëtorët e tyre sauditë në Shtetet e Bashkuara para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky dokument nënvizon mbështetjen e pretenduar logjistike që një zyrtar konsullor saudit dhe një agjent të dyshuar saudit, kishin ofruar për të paktën dy persona që rrëmbyen avionët më 11 shtator 2001. Dokumenti, që u publikua në orët e vona të 11 shtatorit, është dokumenti i parë hetimor që është zbuluar për publikun që prej se presidenti amerikan, Joe Biden javën e kaluar urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të rishikojë dokumentet nga hetimi i FBI-së lidhur me sulmet, në mënyrë që ato të deklasifikohen dhe publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Dokumenti prej 16 faqesh, që daton nga viti 2016, u publikua pasi Biden së bashku me zyrtarët qeveritarë dhe ish-presidentët amerikanë, mori pjesë në ngjarjet në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon, për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve terroriste. Dokumenti, që ka redaktime të shumta, jep detaje lidhur me disa kontakte dhe me dëshmitë e dëshmitarëve që nxitën dyshimet e FBI-së për Omar al-Bayoumi, i cili supozohej se ishte student saudit në Los Anxhelos, por që FBI-ja dyshonte se ishte agjent i inteligjencës saudite. Dokumenti i FBI-së e përshkruan atë si një person thellësisht të përfshirë në ofrimin “e ndihmës për udhëtim, strehim dhe financim” për dy rrëmbyesit pasi ata arritën në SHBA në shkurt të vitit 2000

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30