Reforma në Drejtësi është kthyer në fjalën më të përdorur të shqiptarëve të paktën në tre vitet e fundit. Pritshmëritë e SPAK kanë qenë dhe janë të mëdha. Por një ndihmë për të dënuar zyrtarë të korruptuar, apo të lidhur me krime të tjera pritet të jepet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila ende nuk është në funksion të plotë. Hetuesit e BKH duhet t’u përgjigjen pritshmërive të shqiptarëve dhe ndërkombëtare për shembjen e murit të pandeshkueshmërisë në Shqipëri, duke kopsitur dosjet për kokat e krimit dhe korrupsionit, për llogari të Prokurorisë së Posaçme.