Jo pak, por plot 51 vrasje kanë ndodhur në harkun e një viti. Por ky vit kalendarik ka shënuar edhe shumë plagosje. Viktimat e moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët, më të pafajshmit e listës së zezë. Në bilancin e bërë, numri më i madh i vrasjeve është për shkak të konflikteve mes personave apo grupeve kriminale, i ndjekur nga krimi në familje dhe ai për motive të dobëta. Harta e zezë është shtrirë në të gjithë vendin, duke shënuar dhe qytete në të cilat krimi ka qenë thuajse inekzistent si Berati apo Gjirokastra.