Kërcënimi që i vjen perëndimit nga kina është më i madh dhe më i rrezikshëm se kurrë më parë, tha drejtori i FBI Kristofer Ëray duke akuzuar pekinin se po vjedh idetë dhe inovacionin e amerikës dhe se po kryen sulme masive kibernetike. Fjalimi i tij në librarinë presidenciale Ronald Reagan, përbën një goditje ndaj qeverisë kineze vetëm pak ditë para se Pekini të pushtojë skenën globale, duke pritur lojërat olimpike demërore. Shefi i FBI bëri të qartë se edhe pse politika e jashtme amerikane mbetet e konsumuar nga tensionet mes rusisë dhe ukrainës, SHBA vazhdon ta konsiderojë Kinën si kërcënimin më fatgjatë për sigurinë ekonomike afatgjatë.