Top News/ Harris, favorite por jo e sigurt. Nënpresidentja mbush arkën, 150 mln USD për fushatën
22/07/2024 10:01

Dorëheqja e Joe Biden katër muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të këtij viti nuk u lë shumë kohë demokratëve që të ndërmarrin një proces zgjedhor të mirëfilltë për të nxjerrë kandidatin apo kandidaten më të përshtatshme. NënPresidentja Kamala Harris ka shprehur dëshirën për të garuar dhe fill pas reagimit të saj zëra me peshë në radhët e demokratëve kanë shprehur mbështetjen për kandidaturën e saj. Megjithatë, kandidatura e Harris, e cila mori edhe mbështetjen e Joe Biden do të duhet të marrë miratimin final në konventën e demokratëve. Analistët në Uashington e konsiderojnë këtë thjesht një formalitet, pasi nënpresidentja është emri favorit për të fituar edhe nëse në Konventë do të ketë emra të tjerë që do të shprehin dëshirën për të kandiduar. Në fakt, stafi i fushatës së Joe Biden e ka bërë fakt kandidimin e saj, përmes ndryshimit të emrit të llogarisë financiare të fushatës, nga ‘Biden për President’ në ‘Harris për President’. Llogaria ka një fond prej 96 milionë dollarë, shumë të cilës i bashkangjiten edhe gati 50 milionë dollarë të tjerë që Harros ka grumbulluar në më pak se 24 orë nga donatorët e vegjël.

Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33