Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u ulën këtë të martë në tryezën e pare ndërqeveritare me Bashkimin Europpian, duke shënjuar hapjen zyrtare të negociatave, për Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, për anëtarësimin e plotë ka shumë punë para. Zyrtari i lartë gjerman nënvizon se e një rëndësie të veçantë në këtë rrugë është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.