Hamasi pret më shumë mbështetje nga aleatët dhe sidomos pjesëmarrjen e Hezbollahut, në frontin e luftës që organizata palestineze ka hapur me Izraelin. Duke folur për Associated Press, Ghazi Hamad, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, tha se "ne kemi nevojë për më shumë" nga aleatët, duke përfshirë Hezbollahun në Liban, i cili mbështetet nga Irani.