Lirimi i pengjeve bazuar në një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk do të ndodhë përpara së premtes, bënë të ditur këshilltari i sigurimit kombëtar të Izraelit dhe SHBA-jaIzraeli dhe grupi radikal Hamas ranë dakord herët të mërkurën për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë për të lejuar hyrjen e ndihmave si dhe lirimin e të paktën 50 pengjeve të mbajtura nga luftëtarët e Hamasit, në këmbim të të paktën 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.