Një vjedhje e ndodhur në një dyqan rrobash në Kavajë u zbardh nga policia, ndërsa u arrestua njëri prej autorëve. Në pranga përfundoi një 46-vjeçar ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori I tij, 30-vjeçar, të dy banues në Kavajë. Vjedhja ndodhi më datë 8 tetor në lagjen numër 3, ku gjatë natës dy hajdutët, sipas menaxheres së biznesit, kishin mundur të merrnin kasafortën me rreth 600 mijë lekë dhe 6 aparate celularë.