Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë gjatë ditës të hënës, pasi Gjykata e Hagës dha dritën jeshile për lirimin e përkohshëm. Ai ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.